Data

23 Mars 2021

Vendndodhja

Tiranë, Albania

PJESËMARRËS

140

PREZANTUES

29 FOLËS PROFESIONISTË

RRETH KONFERENCËS / Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, Shqipëri

Kujdesi Shëndetësor Parësor (KSHP) ka si mision të tij fokusimin në shëndetin e komunitetit dhe jo vetëm në atë të individit. Në institucionet e KSHP një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të ofruara duhet të synojnë parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit. Nga tjetër, një numër programesh të shëndetit publik, për kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme (vaksinimi, edukimi shëndetësor, sistemet e survejancës, depistimi dhe kontrollimi i sëmundjeve jo të transmetueshme) arrijnë anëtarët e komunitetit përmes shërbimeve të KSHP.

Në Shqipëri Kujdesi Shëndetësor Parësor konsiderohet thelbësor në përpjekjet e sistemit shëndetësor shqiptar për të kontrolluar sëmundjet dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë popullatës. Shumica e popullatës merr kontakt me sistemin shëndetësor në nivelin e qendrave shëndetësore dhe shumë probleme zgjidhen nga mjekët apo infermierët në mjediset e kujdesit shëndetësor parësor. Disa nga ndërhyrjet më të rëndësishme të kohëve të fundit në shëndetësi, siç është Programi i Kontrollit Shëndetësor bazë, janë përqendruar në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe synojnë të forcojnë kulturën e parandalimit dhe të sigurojnë qasje universale në shërbime bazë për të gjithë popullatën. Megjithatë, shërbimet e KSHP kërkojnë më shumë mbështetje dhe përshtatje për të përmbushur nevojat që lidhen me demografinë, ndryshimet sociale dhe sjelljen e popullatës.

Alt

Alt image

Programi i konferencës

Fjala e mirëseardhjes

Fjala e mirëseardhjes nga Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik nga Prof. Asc. Albana Fico

Prof. Asc. Alban Ylli

Sfidat dhe arritjet për shërbimet kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Drejt një kujdesi më parandalues për të gjithë

Dr. Anna Cichowska Myrup

Qasja e KSHP-së që bashkon shërbimet e kujdesit parësor dhe shëndetit publik drejt treguesve të përmirësuar shëndetësorë të popullatës

Prof. Pascal Bovet

Shëndeti publik dhe qasjet individuale për kontrollin e hipertensionit në udhëkryq me kujdesin shëndetësor parësor

Dr. Tamar Khomasuridze

Ofrimi i aksesit universal për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore: fokusi tek Kujdesi Shëndetësor Parësor

Dr. Tanja Mate

Shëndeti Publik dhe Kujdesi Shëndetësor Parësor në Slloveni

Pushim

Tema:
Strategjitë e suksesshme të KSHP-së: integrimi efektiv i funksioneve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor

Moderatorë:
Dr. Tanja Mate, MSH Slloveni
Dr. Gazmend Bejtja , OBSH, Shqipëri

Dr. Rok Hrzic

Përparësitë dhe të metat e vdekshmërisë së trajtueshme si një tregues i performancës së sistemit shëndetësor në Europë

Dr. Albana Morina

Sistemi i kujdesit shëndetësor parësor në Kosovë

Prof. Vesna Bjegovic – Mikanovic

Parandalimi i Sëmundjes dhe Promovimi i Shëndetit - e kaluara dhe e ardhmja

Ms. Anjezë Haradinaj

Kënaqësia e pacientëve ndaj modelit të praktikës në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor Familjar në Vushtrri, Kosovë

Dr. Mira Jovanovski-Dasic

Potenciali advokues i SEEHN (Ballkani Perëndimor dhe më gjerë) për një integrim më të mirë të kujdesit shëndetësor parësor dhe shëndetit publik përballë pandemisë COVID-19

Dr. Donika Bardhi

Integrimi i shërbimeve të Tuberkulozit me Planin Operacional të Kujdesit Shëndetësor Parësor

Diskutime

Prof. Merita Berisha

Strengthening health promotion and education in primary health care in Kosovo

Prof. Asc. Naim Fanaj

Zbatimi i një ndërhyrje në internet (iCBT) për depresionin në Kosovë: përfshirja e mjekëve të familjes si partnerë

Prof. Asc. Jolanda Hyska

Roli në ndryshim i infermierëve të shëndetit të familjes në përgjigje të Covid-19

Prof. Asc. Alketa Qosja – Hoxha

Ushqyerja me gji për të sapolindurit e pranuar në repartin NICU gjatë pandemisë COVID-19. Rezultatet nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në Tiranë

Dr. Mariana Bukli

Fokusi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe aktiviteti i UNICEF-it në Shqipëri

Dr. Marjeta Dervishi

Koinfektimi HIV-SARS COV-2 gjatë epidemisë Covid-19 në Shqipëri

Diskutime

Dr. Valia Kalaitzi

Me sytë nga e ardhmja: Menaxhimi efektiv i barazisë, diversitetit dhe sfidave të përfshirjes për organizatat e kujdesit shëndetësor të qëndrueshëm.

Prof. Asc. Valbona Zhjeqi

Trendi i Hipertensionit dhe Diabetit midis të moshuarve në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Kosovë 2011-2018

Dr. Dorina Toçi

Regjistri Kombëtar i Diabetit: Trendet e incidencës dhe prevalencës së diabetit në Shqipëri, gjatë periudhës 2014-2018

MA. Alba Merdani

Indikatorët e abortit në Shqipëri për vitin 2018

Prof. Genc Burazeri

Karakteristikat e Sjelljeve Shëndetësore midis fëmijëve të moshës shkollore në Shqipëri

Dr. Artan Simaku

Survejanca Sindromike dhe Sentinel në Kujdesin Parësor dhe ndikimi i pandemisë COVID -19

Diskutime

Tema:
Gatishmëria dhe reagimi i Shëndetit Publik dhe Kujdesit Shëndetësor Parësor në situata emergjente në kontekstin e COVID-19

Moderatorë:
Prof. Asc. Silva Bino, ISHP
Dr. Dorina Toçaj, UNFPA

Prof. Asc. Silvia Bino

COVID-19 dhe ndërhyrjet e Shëndetit Publik

Dr. Nadine Zeitlmann

Projekti GETPrepaRed - një partneritet Shqiptaro-Gjerman në fushën e gatishmërisë ndaj emergjencave

Dr. Elona Kureta

Hetimi i shpërthimit dhe gjurmimi i kontakteve gjatë infeksionit të SARS -CoV-2 në mjedise të ndryshme dhe implikimet për kujdesin parësor

Mrs. Jonida Haxhiu

Vlerësimi dhe menaxhimi i problemeve të shëndetit mendor në situata emergjente dhe gjatë pandemisë COVID -19 në Shqipëri

Dr. Emmanuel Roussier

Rëndësia për t’i dhënë përparësi gatishmërisë për të zbatuar Paketën e Shërbimeve Fillestare Minimale (MISP) të SRH në fillimin e krizave

Mrs. Erida Nelaj

Vaksinimi për COVID -19 dhe sfidat e tij për kujdesin shëndetësor parësor

Diskutime

Diskutime dhe Konkluzionet

Paneli do të përbëhet nga përfaqësues të MShMS-së, ISHP-së, Agjencitë e KB-së, TPH si dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë

Moderatorë

Prof. Asc. Albana Fico

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Asc. Alban Ylli

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Gentiana Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Ulrich Laaser

Universiteti Bielefeld, Gjermani

Prof. Merita Koçinaj-Berisha

Universiteti i Prishtinës, Kosovë

Dr. Tanja Mate

Ministria e Shëndetësisë, Slloveni

Dr. Gazmend Bejtja

Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëri

Dr. Dorina Toçaj

UNFPA, Shqipëri

Prof. Asc. Silvia Bino

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prezantues / prezantuesit në konferencë

Prof. Asc. Alban Ylli

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Pascal Bovet

Instituti Tropical dhe i Shëndetit Piblik, Zvicër

Dr. Tanja Mate

Ministria e Shëndetësisë, Slloveni

Dr. Anna Cichowska Myrup

OBSH, Qendra Europiane për Kujdesin Shëndetësor Parësor, Almaty

Dr. Rok Hrzic

Universiteti Maastricht, Hollandë

Dr. Albana Morina

Ministria e Shëndetësisë, Kosovë

Prof. Vesna Bjegovic-Mikanovic

Universiteti i Mjekësisë Beograd, Serbi

Ms. Anjezë Haradinaj

Univeristy of Prishtina

Dr. Donika Bardhi Mema

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Merita Berisha

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Kosovë

Prof. Asc. Naim Fanaj

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren, Kosovë

Prof. Asc. Jolanda Hyska

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Asc. Alketa Qosja – Hoxha

Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Shqipëri

Dr. Mariana Bukli

UNICEF, Shqipëri

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Dr. Valia Kalaitzi

Universiteti Maastricht, Hollandë

Prof. Asc. Valbona Zhjeqi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Kosovë

Dr. Dorina Toçi

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

MA. Alba Merdani

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Genc Burazeri

Projeti "Shëndeti për Shkollat"

Dr. Artan Simaku

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Prof. Asc. Silvia Bino

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Dr. Nadine Zeitlmann

Instituti "Robert Koch", Gjermani

PhD. Jonida Haxhiu

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Dr. Elona Kureta

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

PhD. Erida Nelaj

Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri

Shpjegime ndihmëse / Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

The following are answers to some of the most common questions or problems users come across.

Where do I download the latest version of Zoom?
You can download the latest version of Zoom from our Download Center.

Do you need an account to use Zoom?
A Zoom account is not required if you are strictly joining Zoom Meetings as a participant.

How do I signup for Zoom?
You can sign up for free Zoom

How much does Zoom cost?
A basic Zoom license is free.


How do I join a Zoom meeting?
You can join a meeting by clicking the meeting link or going to join.zoom.us and entering in the meeting ID.

How do I join computer/device audio?
On most devices, you can join computer/device audio by clicking Join Audio, Join with Computer Audio, or Audio to access the audio settings.

Ku do zhvillohet eventi / Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

Organizers & Donatorët e konferencës